Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të zhvillojë në 13 korrik një vizitë në selinë e NATO-s në Bruksel, ku do të pritet nga Sekretari i Përgjithshëm, Jens Stoltenberg.
Sipas agjendës së publikuar në faqen zyrtare të Aleancës, pas takimit kokë më kokë, Stoltenberg dhe Rama do të kenë edhe një konferencë të përbashkët për shtyp (13:15).
Vizita është paralajmëruar edhe më herët nga Kryeministri Rama. Mes tij dhe shefit të NATO-s veç diskutimit për situatën e krijuar nga agresioni rus në Ukrainë dhe koordinimit të bashkëpunimit mes aleatëve, pritet të diskutohet edhe për një bazë të re të aleancës në Shqipëri.
Më herët, Rama ka informuar në Bruksel do të diskutohet për propozimin e qeverisë shqiptare për krijimin e një baze ushtarake të NATO-s në portin e ri të Durrësit, në Porto Romano.
Milot Avdyli gjen golin e radhës me fanellën e Celjes
Aksident në Tiranë, vdes një 42-vjeçar
Klubi i MLS tërhiqet nga gara për Robert Lewandowskin
Osmani në TED: Kosova, nga dhimbja në histori lirie dhe demo...
FFK reagon ndaj deklaratave të fundit për kurdisje nga disa ...
Chelsea siguron finalen e FA Cup, aty e pret Manchester City