Të ardhurat nga akciza e mbledhur në Doganë, përgjatë 6 muajve të parë të këtij viti janë realizuar në masën 24.1 miliardë lekë, ose 1 miliard lekë më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit 2021.
Referuar të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, ndikim të rëndësishëm pozitiv në të ardhurat nga akciza dha rritja e akcizës së cigares dhe rritja e sasisë së konsumit.
Sipas DPD-së, konsumi i cigares u rrit me 151 tonë, me një rezultante prej rreth 1.3 miliardë lekë.
Ndërkohë, nga akciza e birrës u mblodhën në buxhet rreth 72 milionë lekë më tepër, nga akciza e verës 33 milionë lekë.
Njëkohësisht edhe indeksimi i akcizës dha një ndikim pozitiv me rreth 3.3%./atsh/
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...
Hegseth: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtj...