Territori shqiptar mbetet me kthjellime dhe kalime vranësirash për gjatë gjithë 24-orëshit, ku më të dukshme vranësirat do të jenë në zonën e ulët dhe malore.
Sipas MeteoAlb, parashikohet që herë pas here vranësirat të pësojnë zhvillime të përkohshme, duke krijuar mundësi për reshje shiu të pakta dhe të izoluara, ku më të theksuara reshjet do të jenë në zonat juglindore.
Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por do të rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 8 gradë Celsius deri në 32 gradë Celsius.
Era do të fryjë mesatare dhe e fortë në det me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi verior-verilindor, duke krijuar dallgëzim mbi 4 ballë.

Albin Kurti nesër mban tubim në Hajvali
Nesër fillon fushata, partitë zbulojnë agjendën hapëse
Shkatërrohet rrjeti shqiptar i kokainës në Itali, 16 të arre...
Joe Biden padit Departamentin amerikan të Drejtësisë
Kongresistët takojnë në Prishtinë studentët e opozitën shqip...
Limaj viziton nënën e Hashim Thaçit për Bajram: Urojmë që fe...