Ambasada Amerikane në Tiranë ka paralajmëruar shtetasit e saj që ndodhen në Shqipëri mbi protestën e organizuar nga opozita. Ambasada bën thirrje që shtetasit e saj të shmangin grumbullimet.
“Shtetasit amerikanë këshillohen që të shmangin grumbullimet e mëdha në qytet. Edhe pse shumë evente të tilla janë paqësore, disa situata mund të ndryshojnë në mënyrë të paparashikueshme. Monitoroni mediat vendase dhe ndiqni udhëzimet e autoriteteve të rendit për informacionet më të fundit”, thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane.
Sot në orën 19:00 do të zhvillohet në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” protesta e opozitës e thirrur nga Sali Berisha. Mësohet se Partia Demokratike ka kërkuar 2 orë leje në policinë e Tiranës.
Mbi 1,000 efektivë të policisë do të jenë të angazhuar në terren mes të cilëve forca të rendit, të Ndërhyrjes së Shpejtë, repartit Shqiponja dhe punonjës të Gardës.
Ashtu si në protesta e tjera, do të ketë një kordon policie para Kryeministrisë, ndërsa Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë do të qëndrojnë në mbikëqyrje të situatës dhe në gatishmëri për çdo rast.
Kunati i Albulena Haxhiut garon në listën e AAK-së
Arrestohet Anton Allakaj, i kërkuar për vrasje në Kosovë- pr...
Erërat e forta, Komuna thirrje qytetarëve: Kujdes kur ecni n...
Partia e Drejtësisë zyrtarizon koalicionin me LDK-në
Hamza prezanton profesor Miftar Kurtin si kandidat të ri të ...
Jakaj: Mbi 40% e seancave të Kuvendit ishin të jashtëzakonsh...