Gazetari i njohur shqiptar, Kastriot Myftaraj i dha fund jetës duke u hedhur nga kati i katërt i banesës.
Me këtë rast për vdekjen e tij përmes një shkrimi në “Facebook” ka reaguar kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli të cilit iu kujtua një moment kur thotë se ai dhe familja e tij ishin ofenduar nga gazetari tashmë i ndjerë, shkruan arbresh.info
“Sot paska vdekur Kastriot Myftaraj! Më vjen keq dhe ndaj dhimbjen me familjaret e tij. Sidoqoftë është humbje e madhe”, shkroi Pacolli.
Unë të ndjerin personalisht nuk e kam njohur edhe pse ai publikisht më kishte ofenduar rëndë mua dhe familjen time. Ai kishte “analizuar” (pse nuk më kishin likuiduar mbasi unë sipas tij “kisha shërbyer për shërbimet e huaja””, përfundoi Pacolli.
Postimi i plotë i Pacollit:
Sot paska vdekur Kastriot Myftaraj! Më vjen keq dhe ndaj dhimbjen me familjaret e tij. Sidoqoftë është humbje e madhe. Unë të ndjerin personalisht nuk e kam njohur edhe pse ai publikisht më kishte ofenduar rëndë mua dhe familjen time. Ai kishte “analizuar” (pse nuk më kishin likuiduar mbasi unë sipas tij “kisha shërbyer për shërbimet e huaja”. /arbresh.info/
lexo edhe:
Hidhet nga kati i katërt i banesës, vdes gazetari Kastriot Myftaraj
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...