Gazetari i njohur Kastriot Myftaraj i ka dhënë fund jetës. Sipas policisë Myftaraj dyshohet se është vetëhedhur nga kati i katërt i banesës ku jetonte. Ngjarja ndodhi rreth orës 12:55, në lagjen “Ali Demi”.
“Më datë 07.07.2022, rreth orës 12:55, në lagjen “Ali Demi”, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i katërt i banesës ku banonte, shtetasi K. M., 60 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë”, njofton policia.
Prej kohësh Myftaraj drejtonte emisionin “Ju flet Moska”. Emisioni i fundit i gazetarit “Plan për atentat ndaj një pronari mediatik“ ishte më 17 qershor.
Prej kësaj date, analisti nuk ishte shfaqur më në ekran. Mësohet se kur është hedhur nga ballkoni Myftaraj është parë nga nëna e tij.
Ka qenë e ëma ajo që ka bërë me dije ngjarjen e rëndë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./tch
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...