Ministri i bujqësisë, Faton Peci në seancën pleanare ka thënë se në buxhetin e këtij viti janë parapa 2.42 milionë për sistemin e ujitjes, shkruan arbresh.info.
“Si ministri e bujqësisë në buxhetin e këtij viti është e rëndësishme të ju njoftojmë që kemi parapa 2.42 milionë euro për sistemin e ujitjes dhe në kuadër të kësaj ne tashmë kemi të nënshkruar tetë memorandume me tetë komuna nga 15 prej të cilave kanë aplikuar në proces të përftimit të projektit në kuadër të sistemit të ujitjes”, tha ai.
Ai thekson se Ministria e Bujqësisë është në fazën e hartimit bashkë me Bakën Botërore ku synojnë të kenë qasje në projektet e Bashkimit Evropian me vlerë preh 10 milionë euro.
“Ministria e bujqësisë është gjithashtu në fazën e hartimit bashkë me Bankën Botërore hartimin e projektit që synojmë që vitin e ardhshëm të kemi qasje në projektet e Bashkimit Evropian në një vlerë prej 10 milionë euro në sistem të ujitjes, financim nga Bashkimi Evropian dhe i njëjti do të ketë ndikim të madh në rehabilitimin e sistemit të Radoniqit dhe Dukagjinit” tha ministri./arbresh.info/
27 vjet nga rënia e dëshmorit Xhemajl Fetahaj
MINT cakton çmimet e derivateve për sot dhe nesër
Rama ndan pamje nga vizitat e turistëve në Tiranë: Një mëngj...
Sot Çekia-Kosova, Dardanët synojnë rezultat pozitiv
Policia ndalon shtetasin e Serbisë, paautorizim tentoi kalim...
Theret me thikë një person në Deçan