Kapen mbi gjashtë ton mallra të kontabanduara nga Serbia

10:37 | 7 Korrik 2022
A Z

Policia i ka kapur mbi gjashtë tonë mallra të kontrabanduara në regjionin e Mitrovicës, në katër raste të ndara.

Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se në mesin e produkteve të kontrabanduara ka pije joalkoolike, vaj ushqimore si dhe tretës-nitro solvent.

Njoftimi i plotë:

Njësitet Antikontrabandës të Doganës së Kosovës në kuadër të planit operativ sot kanë parandaluar katër (4) raste të tentim kontrabandës në regjionin e Mitrovicës.

Njësit e doganës kanë identifikuar automjetet e dyshimta të cilat edhe janë ndaluar në orët e mëngjesit. Automjete transportuese bartnin mallra të kontrabanduara nga Serbia.

Në automjetin e parë janë gjetur 1200 litra pije joalkoolike, 105 litra vaj ushqimor dhe 144 litra tretës/nitro solvent.
Në automjetin e dytë është hasur në 1470 litra pije joalkoolike.
Në automjetin e tretë është hasur në 2329 litra pije joalkoolike.
Në automjetin e katërt është hasur në 900 litra tretës/nitro solvent.
Të gjitha automjetet dhe mallrat janë sekuestrua derisa ka filluar procedura kundërvajtëse.

Dogana e Kosovës në bashkëpunim me autoritetet kompetente do të vazhdojë të ushtroj kontrolla në kuadër të realizimit të detyrave dhe përgjegjësive të saj, me qëllimin e vetëm parandalimin e veprimtarive ilegale në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës. Dogana e Kosovës fton qytetarët të njoftojnë secilin rast të sjelljes jo etike të zyrtarëve doganor në numrin e telefonit 080050095./arbresh.info/