Greqi- Grabitje si në filma në spitalin Sismanoglio në Greqi. Persona të panjohur, të veshur si mjekë, kanë kërcënuar me armë punonjësin e sigurimit dhe kanë mundur që të shkojnë deri në zonën ku ndodhet bankomati.
Protothema, raporton se në momentin kur ata kanë mbërritur përballë bankomatit, e kanë hedhur në erë.
Ngjarja ka ndodhur në orën 4 të mëngjesit në godinën ku ndodhet shkolla e mesme Amarousi në kryqëzimin e rrugëve Agios Konstantinos dhe Plataion. Nuk raportohen dëme në njerëz. Por shpërthimi ka shkaktuar dëme të shumta në zonën ku ndodhet bankomati.
Sipas vlerësimeve të para, shpërthimi është shkaktuar nga përdorimi i gazit. Ende nuk ka informacion për personat përgjegjës. Po ashtu edhe për shumën e përvetësuar.
Policia dhe një grup hetimor po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.Protothema/ Noa.al

Katër xhiro drejt fundit, Dinamo vazhdon kryesimin – l...
Mbi 30 plumba u shkrepën në veturën ku u vranë burrë e grua
Tërmet në Zvicër, nuk raportohet për dëme
Qeveria mban mbledhje elektronike, miraton ndryshime në Komi...
Al-Nassr gati për goditjen e madhe të verës, Rondalos mund t...
Fitore me aromë Evrope për Malishevën