Dështojnë të votohen disa pika në Kuvend

14:01 | 6 Korrik 2022
A Z

Për shkak të mungesës së kuorumit, Raporti vjetor i Performancës së Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2021, nuk ka arritur të kalojë në Kuvendin e Kosovës.

Për ishin vetëm 48 vota, duke ia pamundësuar kuorumin kësaj pike.

Ndërsa, opozita nuk ka marrë pjesë në votim.

Nuk pati kuorum as për votimin e Projektligjit për deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë dhe të dhuratave. Në këtë pikë vetëm 52 deputetë morën pjesë në votim.

As për raportin vjetor të Agjencisë Kosovare të Privatizimit për vitin 2021 nuk pati kuorum./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale