Eurodeputeti katalunas: Pavarësia e Kosovës është e ligjshme dhe e pakthyeshme

13:06 | 6 Korrik 2022
A Z

Eurodeputeti katalunas, Jordi Sole, i ka bërë thirrje qeverisë së Spanjës, si dhe 4 shteteve tjera mosnjohëse të BE-së, që Kosova të njihet shtet, duke thënë se mosnjohja nga Spanja është një reflektim i frikës së krijimit të precedentëve në lidhje me mënyrat për t’u bërë shtet.

“Pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme, ligjore dhe demokratike. Mosnjohja nga Spanja është një reflektim i frikës së krijimit të precedentëve në lidhje me mënyrat për t’u bërë shtet. Pengimi i perspektivës evropiane të Kosovës është egoiste dhe na dobëson neve si Bashkim Evropian”, ka shkruar Sole në një postim në Twitter./arbresh.info.