Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, njësiti i Komunitetit të stacionit policorë në Gjilan në bashkëpunim me Drejtorinë për Kulturë, Rini dhe Sport të komunës së Gjilanit, në zbatim të planit operacional ,,Sezoni Veror 2022’’, sot me datën 06/07/2022 kanë zhvilluar një fushatë vetëdijësuese në disa pjesë të qytetit të Gjilanit.
Gjatë këtij aktiviteti janë shpërndarë fletëpalosje të cilat bëjnë thirrje tek qytetarët që së bashku të kontribuojmë dhe reflektojmë pozitivisht për sigurinë e përgjithshme në të mirë të të gjithë qytetarëve.
Motoja e gjithë kësaj fushate ka qenë ,,Së bashku mundë të ja dalim’’.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, inkurajon qytetarët dhe mediat që për të gjitha dukuritë negative që i vërejnë të njoftojnë stacionin më të afërm të
Policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë” dhe numrat kundestarë:192; 03850807001. Të dhënat e juaja do të ruhen ne konfidencialitet të plotë.
Policia e Kosovës punon dhe vepron për një ambient të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët. /arbresh.info/
Spiropali me humor ndaj Kurtit: Albin, e ke sjellë diellin s...
Spiropali vazhdon takimet me liderët në Kosovë, pritet nga H...
Bunjaku: Do të jetë një ndeshje mjaft e vështirë dhe për kët...
Së shpejti hapet konkursi për ushtarë të rinj në FSK
Arrestohen 4 instruktorë të poligonit Dreni në Prizren, dysh...
Vuçiq i shqetësuar për pranimin e Kosovës në aleancën ushtar...