Ish-drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, tani deputet i PDK-së në Kuvend ka folur në lidhje me sulmin ndaj policëve në Skenderaj.
Ai u shpreh se nuk ka punë më fisnike sesa ajo e një polici.
“Në shumicën e rasteve kur policët kanë qenë viktima, realisht vendimet e gjyqësorit kanë qenë në shumicën e rasteve në favor të personave të dyshimtë, apo kanë qenë dënime vetëm sa me iu thënë dënime. Unë them se ky vend ka nevojë t’a përkrahë uniformën e shtetit, mos të harrojnë se nuk ka detyrë më fisnike se kjo. Të punojmë për qytetarë nuk do të thotë që të sulmosh policët, ushtarët apo këdo që kujdeset për sigurinë e vendit”, u shpreh ai në klankosova.
Tutje, Qalaj tha se është e papranueshme që dikush ta sulmojë uniformën e shtetit.
“Për mua nuk është me rëndësi se e kujt është arma që ka shkrepë, për mua është me rëndësi se si guxon një individë të sulmojë uniformën e shtetit”, u shpreh ai.
Tutje, ai u shpreh se Polici në bazë të ligjit të policisë dhe rregullores për përdorimin e armëve të zjarrit guxon ta nxjerrë armën e zjarrit vetëm në rastin kur me të vërtetë është e vetmja mundësi që ai ta mbrojë vetën.
Policia jep detaje për aksidentin e mbrëmshëm në Prishtinë: ...
Kearns: Kërcënimi i konfliktit në Ballkan mbetet gjithmonë i...
Nesër aksion i Inspektoratit, Policisë dhe AVUK-ut në tregun...
Haradinaj, Kamberi e Rexhepi vizitojnë Ambasadën e Kosovës n...
Koreja e Jugut konfirmon rastin e tetë të murtajës afrikane ...
“Liria ka Emër” merr mbështetjen e Ali Ahmetit për marshin e...