Nga muaji shtator i këtij vitit do të fillojë ndërtimi i projekteve gjigante, “Lagjia në Liqenin e Batllavës Area34”.
Në këtë lagje do të ndërtohen 30 kasolla ku do të keni mundësin të shijoni atmosferën krejtësisht më ndryshe, brenda kasollave e gjithë puna do të jetë e ndërtuara nga druri.
Inspirimi për ndërtimin e këtyre kasollave ka qenë harmonia me natyrën.
Area34 është projektuar dhe do të realizohet pa asnjë intervenim në natyrë, pa u prerë as edhe një dru i vetëm dhe pa asnjë ndërhyrje në strukturën e relievit malorë.
Kasollat janë projektuar enkas për terrene të pjerrëta dhe nuk kanë nevojë për bazament.
Rruga është malore ekzistuese dhe do të trajtohet vetëm për të mundësuar frekuentim më të lehtë.
Kasollat janë sistem montazhë me nga 60m2 (Paradhoma, banjo/wc, 2 dhoma gjumi dhe kuzhina me qëndrim ditorë).
Secila parcelë ka sipërfaqe rreth 5.2 Ari, në mënyrë që kasollat të kenë intimitet dhe distancë mes vete. Secila kasollë ka terasën e vet (8x4m) që qëndron në pjesën e sipërme të kasollave që të sigurohet pamje më e mirë në liqen.
E gjithë puna në këto kasolla do fillojë dhe mbarojë në bazë të ligjit siç është rekomanduar nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës./arbresh.info/

Policia jep detaje për aksidentin e mbrëmshëm në Prishtinë: ...
Kearns: Kërcënimi i konfliktit në Ballkan mbetet gjithmonë i...
Nesër aksion i Inspektoratit, Policisë dhe AVUK-ut në tregun...
Haradinaj, Kamberi e Rexhepi vizitojnë Ambasadën e Kosovës n...
Koreja e Jugut konfirmon rastin e tetë të murtajës afrikane ...
“Liria ka Emër” merr mbështetjen e Ali Ahmetit për marshin e...