Kryetari i Sindikatës së Policisë Imer Zeqiri, i ka vizituar në spital policët të cilët u plagosën derisa ishin duke ekryer detyrën zyrtare të shtunën rreth mesnatës në Skenderaj.
Në njoftimin e sindikatës thuhet se policët kishin marrë lëndime të rënda trupore, por për momentin gjendja e tyre është stabile.
“Sindikata e Policisë së Kosovës pas vizitës që bëri tek dy zyrtarët policor ku për së afërmi kuptoj gjendjen e tyre shëndetësore, të cilët kishin lëndime të rënda trupore por për momentin gjendja e tyre shëndetësore ishte stabile”, njofton Sindikata.
“Sot me datë 04.07.2022, Sindikata e Policisë së Kosovës i vizitoj dy zyrtarët policor të sulmuar me datë 02.07.2022 gjatë kryerjes së detyrës zyrtare në Skenderaj. Sindikata e Policisë së Kosovës pas vizitës që bëri tek dy zyrtarët policor ku për së afërmi kuptoj gjendjen e tyre shëndetësore, të cilët kishin lëndime të rënda trupore por për momentin gjendja e tyre shëndetësore ishte stabile”.
“Sindikata e Policisë ju ofroj policëve mbështetje dhe po ashtu i siguroj këta të fundit do të kenë përkrahjen e Sindikatës në çdo moment. Sindikata e Policisë së Kosovës dënon ashpër çdo sulm ndaj Zyrtarëve Policorë dhe çdo sulm ndaj Policisë e konsideron si sulm ndaj shtetit”.
Ministri iranian: Nëse SHBA na sulmon, do të synojmë bazat a...
Edi Rama pritet të udhëtojë me 9 shkurt drejt Brukselit për ...
Vdes 43-vjeçari pasi ra nga një objekt në rrugën Ferizaj-Pri...
Begaj takim me arbëreshët në Milano:Ura e miqësisë mes Shqip...
Policia jep detaje për aksidentin e mbrëmshëm në Prishtinë: ...
Kearns: Kërcënimi i konfliktit në Ballkan mbetet gjithmonë i...