Stacioni policor në Ferizaj, nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka raportuar se mbrëmë rreth orës 21:00 ka pranuar një informacion se, në fshatin magjistrale Ferizaj –Prishtinë, në Ferizaj është një rast i dhunës në familje.
Në lidhje me këtë, policia i ka marr veprimet e nevojshme dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar personin e dyshuar me inicialet L.M (M/K) i moshës 31 vjeçar, i cili shkak i një mosmarrëveshje kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij me inicialet XH.M ( F/K) i moshës 33 vjeçare .
Policia , të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë , për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar ‘’ Sulm- Dhunë në familje’’
Çfarë dokumenti duhet të keni me vete për të votuar sot?
Hapen qendrat e votimit në Kosovë, Radoniqi fton qytetarët t...
Mbi 100 prokurorë në terren për zgjedhjet e sotme
Mbi 16 mijë të rinj do të votojnë për herë të parë në zgjedh...
Këto janë adresat e 38 qendrave të votimit me kusht
Dita e votimit shoqërohet me temperatura deri në 27°C