Një 24-vjeçar nga Kërçova ka ndërruar jetë në një aksident trafiku.
Pak pas mesnate, respektivisht në ora 01:30 në Stacionin Policor të Kërçovës është raportuar për një aksident që ka ndodhur në magjistralen Gostivar-Kërçovë, ku një veturë e tipit BMW me targa të Shkupit që po drejtohej nga 23 vjeçari A.D. nga Drogomishti i Madh ka humbur kontrollin.
Shoferi dhe pasagjeri 24-vjeçar L.R. janë transportuar në Spitalin e Kërçovës, ndërsa më pas në një spital privat në Shkup, ku 24-vjeçari L.R. ndërroi jetë nga plagët e marra.
MPB njofton se do të kryhet autopsi.
Sulm kibernetik ndaj Postës Shqiptare
Media ndërkombëtare shkruan për fitoren spektakolare të Koso...
Të dielën ndryshohet ora, akrepat shkojnë 60 minuta para
Fitorja historike e “Dardanëve”, Agim Ademi: Kosova nuk dorë...
Rruga Pejë–Kullë–Rozhajë bllokohet për kamionë shkaku i borë...
Kosova dhe Ballkani mbeten prioritet strategjik për NATO-n