Agjencitë për situata të jashtëzakonshme në New South Wales të Australisë, kanë këshilluar banorët që të evakuohen nga disa rajone, duke i paralajmëruar se reshjet e shiut nuk do të ndalen deri të hënën.
Në anën tjetër është bërë e ditur se niveli i ujit nga reshjet e pandërprera të shiut kanë arritur në 1.5 metra në disa rajone, shkruan Sky News.
Mediat lokale raportojnë se agjencia hidrometeorologjike ka paralajmëruar, se niveli i ujit në këtë rajon mund të rritet aq sa kishin arritur në mars, ku pjesë të mëdha të qyteteve australiane u përmbysën.
Pamjet e mediave të atjeshme shfaqin rrugët e mbuluara nga uji, ku qytetarë të shumtë kanë mbetur të ngujuar nëpër shtëpi./arbresh.info/
Erdogan: Çmimin e kësaj lufte të pakuptimtë po e paguan i gj...
Superliga e basketbollit vjen sot me derbin Peja-Sigal Prish...
Ministria e Jashtme e Shqipërisë thirrje qytetarëve: Shmangn...
Zbulohet një sistem i ri diellor
Mbillen mbi 100 karanfila mbi urën e Ibrit
Turi i Ramës, “Punët për Shqipërinë”/ PS nis takimet me qyte...