Nesër me fillim nga ora 12:00 në Kabinetin e presidentit, Stevo Pendarovski do të mbahet mbledhje e Këshillit për Siguri.
Sipas informacioneve që janë bërë të ditura për mediat, në rend të ditës do të jetë propozimi i modifikuar i presidencës franceze me BE-në për nisje të bisedimeve aderuese të Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian.
Siç është bërë e ditur deri më tani, në mbledhje do të marr pjesë edhe zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiç.
Kujtojmë se gjatë ditës së sotme, Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani ka komentuar për mediat një pjesë përbërëse të propozimit francez, duke thënë se i njejti nuk cenon askund gjuhën maqedonase, ndërsa kritikat e opozitës maqedonase i quajti vetëm spekulime të pabaza. /telegrafi/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...