Bordi Ekzekutiv i Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), sot ka aprovuar programin kompakt në vlerë prej 236.7 milionë dollarë do vijnë në formë të grantit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës përmes MCC-së.
Lidhur me këtë marrëveshje, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me Presidenten Vjosa Osmani dhe ministren e Ekonomisë, Artan Rizvanolli, kanë zhvilluar një bisedë me zëvendësshefin ekzekutiv të Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), Mahmoud Bah, shkruan Kurti në Facebook, transmeton arbresh.info.
Ai shprehet se gjatë kësaj bisede kanë shprehur mirënjohjen e shtetit të Kosovës për vendimin e bordit për miratimin e marrëveshjes së Kompaktit me vlerë 236.7 milionë dollarë, prej të cilave 34.7 milionë janë kontribut, siç shkruan ai i Qeverisë së tij.
“Si investimi më i madh deri më tani në historinë e vendit tonë në fushën e energjisë, kjo marrëveshje do të mundësojë vendosjen e themeleve të tranzicionit të drejtë të energjisë, nëpërmjet krijimit të kapaciteteve për konservimin me bateri të energjisë, zhvillimin profesional të fuqisë punëtore dhe përfshirjen më të madhe të grave në këtë sektor”, tha Kurti.
Me këtë marrëveshje, Kurti pohon e është vendosur një prej bashkëpunimeve më të rëndësishme ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke shtuar “sepse jemi miq, partnerë, aleatë”./arbresh.info/

LEXO EDHE
Dorëzohet në polici Fazli Ndrecaj, i kërkuar për 500kg drogë
Lladrovci: Mikpritja sllovake, më shumë se mikpritje sportiv...
Arrestohet i dyshuari për vjedhjen e 400 eurove dhe 800 dina...
Arrestohet në Prishtinë një person i dënuar për pastrim të p...
Përzgjedhësi i Turqisë e nënvlerëson Kosovën para finales së...
FBI konfirmon se drejtori i saj ishte shënjestër e hakerëve:...