Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se i vetmi pendim i ministrit Hekuran Murati, është dorëheqja nga posti.
Molliqaj tha se pavarësisht kësaj, protesta vazhdon.
“Pendimi i vërtetë është dorëheqja. Shihni kalendarin: dy dite reagime në rritje dhe dy orë pas thirrjes së protestës, ministri Murati reagon. Tepër vonë për të qenë e sinqertë. Çdo kërkim falje ka qëllim amortizimin e revoltës. Dhe ruajtjen e vetës, kuptohet”, ka thënë Molliqaj.
“Presioni nuk pranohet. Protesta vazhdon”, përfundon postimi i tij.
Reagimi i Molliqajt vjen pasi ministri Murati ka sqaruar deklaratën ofenduese për veteranët, ku thotë se është shprehur në formë mllefi ndaj fryrjes së lisave të veteranëve që, sipas tij, po shtrembëronin historinë e luftës.
“Shkrimet e para disa viteve kanë qenë nga mllefi me ata që asokohe me fryrjen e listave për përfitime financiare e politike po shtrembëronin historinë e luftës dhe të vërtetën tonë kolektive. Ju siguroj se ato shkrime nuk kanë pasur synim ofendimin ndaj ushtarëve dhe dëshmorëve”, thuhet mes tjerash në postimin e tij./arbresh.info/

Dokument i rrallë për Skënderbeun, ekspozohet harta e vitit ...
Presidenti sirian bisedë telefonike me Trump, diskutojnë për...
Lindon Emërllahu dhe Ilir Krasniqi debutojnë me Polissya Zhy...
Daka: Asnjëherë s’ka ndodhur me pasë 6 mijë vota dallim për ...
Danimarka forcon ndjeshëm praninë e saj ushtarake në Grenlan...
“Renditja flet vetë, ne duhet ta mposhtim Kosovën” – M...