Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj, ka thënë se vendimet e marra në Samitin e NATO-s në Madrid janë shpresë për botën e lirë dhe demokratike.
Mehaj përmes një postimi në “Facebook”, ka thënë se Kosova, institucionet, populli e ushtria e saj besojnë në vlerat euroatlantike.
“Koha për Konceptin e ri strategjik të NATO-s. Koha për plan afatgjatë në sfidat e sigurisë në dimensionin global, si dhe përcaktimin dhe realizimin e plotë të detyrat politike dhe ushtarake të NATO-s. Koha për të emëruar qartë kërcënuesit afatgjatë për të gjithë zonën euro-atlantike, aty ku natyrshëm është edhe Kosova dhe populli i saj. Republika e Kosovës, institucionet, populli dhe ushtria e saj besojnë në vlerat euroatlantike dhe garantueses së saj – NATO-së. Republika e Kosovës dhe NATO janë natyrshëm të bashkuara. Rrugëtojmë së bashku për paqen, stabilitetin dhe sigurinë globale. NATO i duhet Kosovës! Kosova i duhet NATO-s!” – ka shkruar Mehaj. /arbresh.info/
City shumë pranë mesfushorit anglez, kalon rivalët e United
Tërmet në Filipine, të paktën 32 të vdekur dhe mbi 200 të lë...
Të shtëna me armë në Velipojë, një i plagosur
Vrasja në Gjakovë, Spitali “Isa Grezda” njofton për të plago...
BE kërkon kompromis, thirrje për formim të shpejtë të instit...
Kërkohet paraburgim për dy persona të dyshuar për ryshfet në...