Reperi i njohur, Gold AG ka vizituar ish-anëtarin e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Rexhep Selimin, i cili po mbahet në paraburgim në Hagë.
Këtë e bëri të ditur Goldi përmes një postimi në “Instagram”, shkruan arbresh.info
Ai publikoi një foto nga Haga ndërkohë që ia ka bashkangjitur edhe një shkrim të gjatë në formë të një poezie.
Postimi i plotë i Gold AG:
“TAKIMI ME REXHËN
Pas një kohe prap u pamë
Po s’mujtëm kangës me ja thanë
E shtrënguam njëri tjetrin
Sikur vëllau me vëllanë.
A po munesh i thash vlla?
Qysh jon knej kta krejt vllaznia?
M’tha ma mire kurr s’jena kon
Se kem kalu edhe dit ma t’kqija.
Veç i gzum e i pa mërzitun
Takimi mallin shkrinë si dielli borën
N’syt e tij shifsha liri
E ai n’sytë e mi shifke Kosovën.
Si Xhafo Idrizi mu duk vetja
Kur i shkoj n’Paris Avnisë
O Avni o trimi Xhafos
T’fala ke prej krejt Shqipnisë.
Me emën t’Zotit tha do t’kthehem
Do t’kalon edhe kjo sprovë
Kjo punë hajr le t’jetë për neve
E shihem shpejtë o vlla n’Kosovë.
HAGË, 29 Qershor 2022”. /arbresh.inf0/
View this post on Instagram
Haradinaj mbështet protestën e veteranëve, thirrje për mobil...
Igor Tudor dhe Tottenham Hotspur ndajnë rrugët
Ismajli dhe Mehmeti: Keqardhje për humbjen në Poloni, synojm...
PDK mbështet protestën e organizatave të dala nga lufta e UÇ...
Mbi 1400 zyrtarë ende nuk e kanë deklaruar pasurinë
Aro Muric: Jemi gati, e kemi merituar dhe do të japim maksim...