Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, priti në takim delegacionin nga Italia, të udhëhequr nga Nënsekretari i Shtetit për Punë të Jashtme, Bendetto Della Vedova, thuhet në një komunikatë për media.
Takimi u përqendrua në zhvillimin e mëtutjeshëm të raporteve shumë të mira mes të dyja vendeve. Thellimi i bashkëpunimit në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes u vlerësua i një rëndësie të madhe, veçanërisht pas agresionit ushtarak të Federatës Ruse në Ukrainë dhe reflektimit të saj në rajonin e Evropës Juglindore.
Duke pasur për bazë qëllimin e të dy diplomacive për lidhjen sa më të madhe të qytetarëve tanë, u diskutua nevoja për thellimin e bashkëpunimit edhe në fushën e ekonomisë dhe kulturës, dhe ndihmesën për qarkullim sa më të lehtë të qytetarëve në drejtim të të dyja vendeve.
Ahmeti e falënderoi Della Vedova për vizitën dhe mbështetjen e përhershme të Italisë për Kosovën. Takimi i vlerësuar shumë pozitiv, ndërsa diskutimet mes dy delegacioneve pritet të materializohen me marrëveshje dypalëshe nga Ministritë përkatëse./arbresh.info/

Arrestohet në Prishtinë 26-vjeçari i kërkuar për narkotikë
Parkingu bëhet shkas i sherrit ndërmjet dy personave në Priz...
Dron mbi burgun e Gjilanit, policia po heton rastin
Arrestohet personi që goditi për vdekje 74 vjeçarin në Skend...
69 aksidente trafiku dhe mbi 2,400 gjoba brenda 24 orëve
Inter ul çmimin e kërkuar për Bastonin, alarmohen dy gjigant...