Bashkësia Islame e Kosovës (BIK), ka treguar të mërkurën se grupi i dytë i besimtarëve ende nuk është nisur për në haxh.
Kjo pasi avioni që ishte destinuar që të vinte në Prishtinë për t’i marrë besimtarët e t’i dërgonte në Mekë ka pësuar një defekt teknik.
Besimtarët myslimanë gjenden në aeroportin “Adem Jashari”.
“Drejtoria e Haxhit është në komunikim të vazhdueshëm me kompaninë e kontraktuar “Jordan Aviation” që sa më parë të gjejë zgjidhje për nisjen e besimtarëve drejt destinacionit të tyre”, thuhet në njoftim.
BIK-u ka kërkuar ndjesë e mirëkuptim nga besimtarët dhe opinioni i gjerë për këtë vonesë të shkaktuar për shkak të defektit në avion rrugës për në Prishtinë./arbresh.info/

Rreth 143 mijë aplikime nga mërgata për të votuar në zgjedhj...
Sa shqetësuese është shpërthimi i Ebolës në Kongo?
Lewandowski përshëndetet me duartrokitje në këmbë në ndeshje...
Aksident me fatalitet në Dollc të Klinës, një i vdekur e kat...
Aksident mes dy veturash te Salla “1 Tetori” në Prishtinë
Tërmet 5.2 ballë në Kinë – dy të vdekur, mijëra të evakuuar