Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, të martën është takuar me emisarin e Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Ata kanë biseduar për dialogun Kosovë-Serbi dhe rolin e opozitës në këtë proces.
Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi ka thënë se e ka njoftuar Lajçakun për qëndrimet e pandryshuara të PDK-së në raport me dialogun.
“Zotëri Lajčak më informoi rreth zhvillimeve të fundit në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë dhe hapave të mëtutjeshëm që pritet të ndërmirren. Atë e njoftova me qëndrimet e pandryshuara të PDK-së për procesin e dialogut, i cili duhet të përmbyllet me marrëveshje finale dhe njohje reciproke mes Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.
Lajçak e ka nisur vizitën në Kosovë të hënën ku ëshë takuar me kryeministrin e vendit, Albin Kurtin. Vizita e tij zyrtare do të zgjatë tri ditë. /arbresh.info/
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...
Nesër afati i fundit për të ndërruar qendrën e votimit
Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend