Manchester United është i vendosur për të nënshkruar me dy futbollistë të Ajax Amsterdam.
Sulmuesi brazilian Antony si dhe qendërmbrojtësi argjentinas Lisandro Martinez janë dy synimet e trajnerit Erik Ten Hag për t’i sjell në Old Traford.
Tekniku holandez i ka pasur nën urdhrat e tij dy yjet te Ajaxi dhe dëshiron ribashkimin me ta tani në Angli te Manchester United.
Gazeta britanike The Telergraph ka njoftuar se United ka nisur një ofertë zyrtare në drejtim të Ajaxit për transferimin e dy futbollistëve të talentuar.
Djajtë e Kuq i kanë ofruar Ajaxit 130 milionë euro për dy futbollistët, ku 80 janë për sulmuesin brazilian dhe 50 të tjera për qendërmbrojtëin argjentinas.
Kjo ofertë duket se është e mjaftueshme për Ajax që t’i lë të lirë dy yjet e skuadrës të ribashkohen me trajnerin Ten Hag në Old Traford.
Kujtojmë që dy futbollistët në fjalë pëlqehen edhe nga skuadrat tjera të mëdha, ku Antony kërkohet nga Chelsea, Tottenham Hotspur dhe PSG, derisa Martinez është objektivi kryesor i Arsenalit. /Telegrafi/
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...
Qorrolli: Hamza e Abdixhiku thoshin që në takimet për Presid...
Mbyllet pjesa e parë, PSG po fiton në Munich
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...