Ekspozimi në diell është shumë i rëndësishëm për prodhimin e vitaminës D.
Eskpertët vlerësojnë se 10 minuta rreze dielli herët në mëngjes ose në mbrëmje janë të mjaftueshme për të marrë vitaminë D, transmeton portal arbresh.info
Ky vlerësim supozohet për njerëzit që rrinë me pantollona të shkurtra dhe bluza nga qershori deri në gusht, ndërsa që pjesën tjetër të vitit ekspozojnë vetëm fytyrën dhe duar në diell.
Trupi i njeriut fillon të shpërbëjë vitaminën D kur ka shumë prej saj, kështu që nuk ka kuptim ta krijojmë atë me një ekspozim fushate ndaj diellit.
Sipas ekspertëve, për të marrë mjaftueshëm vitaminën D e rëndësishme është të qëndroni pak dhe shpesh në diell.
Njerëzit me lëkurë kafe të errët kanë nevojë për pak më shumë kohë për të njëjtin efekt, rreth 25 minuta ekspozim në diell.
Shumë njerëz kanë frikë se trupi i tyre nuk do të prodhojë mjaftueshëm vitaminë D pa shumë diell. Një test gjaku është mënyra e vetme për të zbuluar nëse nivelet tuaja të vitaminës D janë të mjaftueshme.
Ekspertët këshillojnë që njerëzit të bëjnë kujdes dhe të mos ekspozohen shumë në diell për shkak të sëmundjeve të ndryshme të lëkurës, përfshirë edhe kancerin.
Nëse ju dhe mjeku juaj vlerësoni se nuk po merrni mjaftueshëm vitaminë D, ka vitamina suplemente që ofrojnë një burim alternativ të sigurt të vitaminës D, pa rrezikun e zhvillimit të kancerit, por që gjithmonë duhet të jeni në konsultim me mjekun./arbresh.info/
Berlini dërgon aeroplanë luftarakë në Poloni për shkak të dr...
Vrasja e shqiptares në Itali, arrestohet autori i dyshuar – ...
Caktohet data kur nis gjyqi i dytë ndaj ish-presidentit Thaç...
Kurti: Kosova e përkushtuar në luftën kundër pastrimit të pa...
Emir Azemi i PDK-së i ofron stilolaps me stemën e Kosovës as...
Serwer: Serbia mbetet burimi kryesor i destabilizimit në Bal...