Zyra e Rregullatorit për Energji i ka dhënë licencën për furnizim me energji elektrike për “Drustvo Elektrosever” D.O.O, për një periudhë pesë vjeçare për banorët e komunave veriore.
“Zvecanin, Zubin Potokun, Leposaviqin dhe Mitrovicën e Veriut. Mbulon konsumatorët e këtyre katër komunave”, thotë Ymer Fejzullahu, kryesues i bordit të ZRrE-së, shkruan arbresh.info.
Sipas tij, ka qenë një proces i stërzgjatur dhe tani konsumatorët e kësaj pjese do të mund të furnizohen me çmime të pa rregulluara.
“Kjo licencë duhet me e ritheksu se ka të bëjë me furnizimin e konsumatorëve me çmime të pa rregulluara. Pra me çmime që ofrohen nga ky furnizues, por tarifat do të jenë obligative dhe do të implementohen në tërë territorin e Republikës së Kosovës. Konsumatorët kanë të drejtë të furnizohen me çmime të tregut”, deklaroi Fejzullahu./arbresh.info/
Pamje nga tërmeti 7.6 ballë që shkundi Japoninë
LDK prezanton listën me 30 kandidatët për pesë degët e Prish...
Ramos konfirmoi largimin e tij nga Monterrey, do të jetë loj...
Komandanti i KFOR-it pret në takim Kurtin, shprehu përkushti...
Nuk kanë të ndalur telashet në mbrojtje për Arsenalit, ylli ...
Aksident mes dy veturave në rrugën Prishtinë-Pejë, lëndohen ...