Dita Nacionale e komunitetit Egjiptian shënohet me 24 Qershor në gjitha vendet e Ballkanit e cila ditë është përcaktuar si dita e këtij komuniteti në kongresin e parë të Egjiptianëve të Ballkanit të mbajtur në Ohër të Maqedonisë Veriore në vitin 1990.
“Kjo datë sot komunitetin Egjiptian në Kosovë po e gjen në një pozitë të pafavorshme ekonomike-sociale dhe pa mbështetje institucionale. Po ashtu fatkeqësisht komunitetit egjiptian akoma nuk njihet dita memoriale me ligjin për festat zyrtare. Çdo ditë dhe gjithandej numërohen raste të diskriminimit, të mos përfaqësimit të barabartë dhe me shumë shkelje të drejtave të njeriut të cilat janë të mbrojtura me Kushtetuten e Republikës së Kosovës , Ligjet në fuqi dhe Konvendtat Ndërkombëtare”, thotë Veton Berisha, kryetar i Partisë Liberale Egjiptiane.
Me këtë rast ai bën thirrje të gjitha institucioneve të Kosovës në nivel qendror dhe lokal që me veprimet e tyre konkrete të e dëshmojnë se sinqerisht e dëshirojn ekzistencen dhe zhvillimin e barabart të komunitetit Egjiptian në Kosovë./arbresh.info/
Njësia A3 e termocentralit `Kosova A` rikthehet në prodhim
Nesër dita e fundit për aplikim për 100 euro
Kurti: Autostrada Duhël – Shtime – Banullë është prioritet n...
Trump: SHBA do të largojë uraniumin e pasuruar të nivelit të...
E hoqi nga ndjekësit, Olta me lëvdata të mëdha për Leonorën:...
Costa: Normalizimi me Kosovën, kusht për Serbinë në BE