Në fshatin Novosellë të Pejës në shkollën e mesme të ultë “Lidhja e Pejës”, një arsimtar dyshohet se e ka ngacmuar seksualisht një nxënëse të klasës së shtatë.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Gashi tha se rasti është në fazën fillestare të hetimit dhe për shkak të ndjeshmërisë nuk mund të jepet asnjë informacion tjetër lidhur me rastin.
Drejtori i kësaj shkolle Naim Hysaj, ka thënë se rasti është denoncuar në polici nga prindërit e vajzës dhe se organet e rendit kishin qenë në shkollë.
Edhe drejtori i Arsimit në Pejë Islam Gega, tha se është njoftuar për rastin, por se nuk mund të deklarohet më shumë për shkak të hetimeve./klankosova/
Dënohet me 6 vjet burgim ish-punonjësja e OSBE-së për spiuna...
Haxhiu paralajmëron seancë për presidentin sonte
Mulhaxha-Kollçaku: Nuk kemi ende asnjë nënshkrim për kandida...
Haradinaj: Plagët e luftës nuk mbyllen pa u zbardhur fati i ...
Vrasja e çiftit në Lezhë, Policia identifikon të dyshuarit
Kurti kërkon presion ndërkombëtar ndaj Serbisë për të pagjet...