Fotografia e ish-presidentit të ndjerë, Ibrahim Rugova, është vendosur në muret e Parlamentit Evropian.
Kështu ka bërë të ditur presidentja e vendit, Vjosa Osmani përmes një postimi në Facebook.
Ajo ka publikuar një fotografi brenda Parlamentit Evropian, ku në mesin e disa fotografive, shihet edhe ajo e ish presidentit Rugova.
“Një moment i veçantë sot në Parlamentin Evropian”, ka shkruar Osmani sipër fotografisë.
Ndryshe, ish-presidenti Rugova ka vdekur më 21 janar të vitit 2006, pas një beteje me kancerin në mushkëri./arbresh.info/

Përurimi i Unazës së Brendshme, Abdixhiku: Punët e mëdha nuk...
Maqedonci: Në Gjakovë do të prodhohen municione 5.56mm dhe 7...
Netanyahu: Izraeli kontrollon tashmë 60% të Rripit të Gazës
Policia në Skenderaj arreston një person për posedim të subs...
Kurti opozitës nga Gjakova: Bllokues, shtetin e shohin si pr...
Kurti vizitoi punimet për ndërtimin e fabrikës së municionev...