Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov nuk e përjashtoi një mundësi që amerikanët e kapur në Ukrainë mund të përballen me dënimin me vdekje.
“Këto janë vendime gjyqësore. Ne nuk i komentojmë dhe nuk kemi të drejtë të ndërhyjmë”, tha Peskov në konferencën me gazetarët.
Ai shtoi se Kremlini nuk e di ku janë amerikanët, pasi familjet e tyre thanë se nuk ishin kthyer nga një mision rreth rajonit të Kharkiv.
Duke folur për gazetarët, Peskov tha se dy shtetasit amerikanë të arrestuar në Ukrainë ishin mercenarë që nuk mbulohen nga Konventat e Gjenevës dhe duhet të përballen me pasoja për veprimet e tyre.
Në konferencën e sotme, ai tha gjithashtu se Ukraina nuk është përpjekur të rifillojë negociatat e paqes me Rusinë. /abcnews.al/
Gara shpejtësie në rrugën Pejë–Prishtinë, dy shoferë ndëshko...
Irani godet bazën ajrore amerikane në Katar
Përleshje mes dy personave në Fushë-Kosovë pas një mosmarrëv...
Vdes në QKUK personi që u vetaksidentua muajin e kaluar në a...
Arrestohet një shtetas i Shqipërisë për kalim ilegal të kufi...
Ministri izraelit jep urdhër: Të eleminohet udhëheqësi i ri ...