Nuk shkarkohet bordi i ZRrE-së, Pal Lekaj: Oh Zoti ju vraftë

12:18 | 21 Qershor 2022
A Z

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, me 3 vota për e 6 kundër, nuk e kaloi mocioni e paraqitur nga LDK-ja për shkarkimin e Bordit të ZRRE-së.

Pas mos shkarkimit të bordit, deputeti Pal Lekaj iu drejtua “Oh Zoti ju vraftë” pozitës që e kundërshtuan.

“Vuçiq është deklaruar në media që ka pas një marrëveshje me KEDS. Ai nuk ka asnjë rëndësi për mua. E solla çka ka thënë dhe se janë të pandërgjegjshëm ndaj marrëveshjeve. Sa i përket Elektroserverit a s’ka qenë ky veprim politik i tyre sa mos më paguar qe disa vite”, u shpreh ai.

Ndërsa, VV-ja tha se kërkesa për shkarkim të Bordit të ZRRE-së nuk ka bazë ligjore.

Anëtari i komisionit dhe deputeti i VV-së, Armend Muja, ka përmendur disa vendime të opozitës e ndër to ishte edhe elektro serveri dhe marrëveshjet e nënshkruara nga Qeveria e atëhershme lidhur me furnizimin e energjisë elektrike në veri të vendit.

Muja ka folur edhe për marrëveshjen më veriun që është arritur e që sipas tij është një marrëveshje e dobishme dhe funksionale.

Ndërsa për Elektroserverin foli edhe Mimoza Kusari, e cila tha se është i regjistruar si kompani e Kosovës.

“Sa i përket Elektroserverit është regjistruar si kompani e Kosovës. Të njëjtat të drejta do t’i ketë edhe Elektroserveri i regjistruar në Kosovë e faturuar në Kosovë”./eo