Pas “Sunny Hill” rikthehet edhe festivali “Beer Fest”

16:16 | 20 Qershor 2022
A Z

Disa orë pasi u raportua se festivali i muzikës “Sunny Hill” do të rikthehet në Prishtinë edhe “Beer Fest” do të jetë festivali tjetër që do të mbahet në kryeqytet.

Kështu është bërë e ditur në faqen e “Beer and Wine Festival – Prishtinë” në Facebook.

Ndërkaq festivali “Sunny Hill” do të mbahet më 4,5,6 dhe 7 gusht.

Të dy festivalet ishin anuluar javën e kaluar./arbresh.info/