Çavusoglu: Ekzistenca e FETO-s në Kosovë është pengesa më e madhe e raporteve mes vendeve tona

12:54 | 19 Qershor 2022
A Z

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu, ka thënë se shihet prania në Kosovë e organizatës së disidentit Fetullah Gulen e njohur si FETO.

Sipas tij kjo përbën pengesën kryesore në raportet mes Turqisë dhe Kosovës.

Këto deklarime ai i bëri gjatë konferencë për media pas takimit që kishte me ministren e Jashtme dhe të Diasporës Donika Gërvalla.

“Natyrisht ekzistenca e FETO-s në Kosovë është pengesa më e madhe e raporteve mes vendeve tona. Ekzistenca e FETO-s po bën punë për të helmuar raportet tona. Strategjinë e ngjashme që e ka zbatuar në vendin tonë, po e zbaton në Kosovë. Po e vështrojmë këtë. Me një anë tentojnë të helmojnë të rinjtë, dhe investojnë në media, e në anën tjetër shohin të infiltrohen në institucione shtetërore. Është shqetësuese për ne. Mos i merrni parasysh fjalët e vendeve tjera që ju thonë mbështesni ata”, tha Cavusoglu./arbresh.info/