Kryediplomati turk: Turqia mbështet rrugën euroatlantike të Kosovës dhe dialogun me Serbinë

11:08 | 19 Qershor 2022
A Z

Kryediplomati turk, Mevlut Cavusoglu në konferencën e përbashkët me ministren e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla.

Cavusoglu u shpreh se Turqia gjithashtu mbështet integritetin dhe sovranitetin territorial të Kosovës.

“Me zonjën Donika kemi biseduar për zhvillimin e mëtutjeshëm të lidhjeve tona bilaterale. Folëm edhe për zhvillimet rajonale dhe ndikimin e tyre bë Kosovë e Turqi. Dua ta përsëris qëndrimin tonë për mbështetjen e integritetit territorial dhe sovranitetit të Kosovës, dhe integrimin e saj në institucione ndërkombëtare dhe organizata euroatlantike”, ka thënë Çavusoglu.

Ai shtoi gjithashtu se Turqia mbështet dialogun mes Kosovë dhe Serbisë, dhe se duhet të arrihet një marrëveshje përmes rrugëve diplomatike.

“Dialogu është i nevojshëm për arritjen e një stabiliteti në rajon”, tha Çavusoglu./arbresh.info/