Gërvalla nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Çavuşoğlu, për rritjen e fluturimeve mes Kosovës dhe Turqisë

10:55 | 19 Qershor 2022
A Z

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla kanë mbajtur konferencë për media me homologun e saj turk, Mevlut Cavusoglu pas takimit që e patën në MPJD.

Ministrja Gërvalla njoftoi se u nënshkrua një marrëveshje mes Kosovës dhe Turqisë.

“Është për t’u përshëndetur marrëveshja që u nënshkrua sot nga dy ministrat lidhur me rritjen e frekuencës së fluturimeve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Turqisë”, tha Gërvalla.

Po ashtu Gërvalla, foli për rolin e Turqisë pas agresionit të Rusisë në Ukrainë dhe në Ballkan.

“Turqia ka ofruar ndihmën e saj si ndërmjetësuese dhe është gjithashtu aktive në Ballkan si ndërmjetësuese neutrale. Diskutuan për bashkëpunimin në arsim, trajtimin e pacientëve nga Kosova në Turqi si dhe trajnimin e stafit shëndetësor atje”, tha Gervalla./arbresh.info/