Një vrasje e një plagosje në Vërmicë

09:24 | 19 Qershor 2022
A Z

Policia ka dhënë detaje rreth vrasjes që ka ndodhur mbrëmë në Vermicë të Prizrenit.

Sipas policisë, një shtetas sirian, rreth 16 vjeç, rreth mesnatës, është gjendur i plagosur te dera e një shtëpie në Vermicë, i cili më pas është dërguar në spital, ku mjeku ka konstatuar se ai ishte plagosur në këmbë nga një armë zjarri.

Ndërkaq, po këtë ditë, rreth orës 16:40, është gjendur një person pa shenja jete në po të njëjtin fshat.

Dyshohet se kjo vdekje ka të bëjë me rastin e plagosjes së sirianit.

Njoftimi i plotë i PK-së:

Me datën 18.06.2022 rreth orës 00:42, policia ne Prizren ka pranua një informatë se një person është i shtrire para derës se shtëpisë se ankuesit, në Fshatin Vermice të Prizrenit. Reagimi policor ka qen i menjëhershëm, më të arritur ne vendin e ngjarjes ka vërejtur një person të shtrire dhe të gjakosur në toke, është kontaktuar emergjenca ka dal ne vendin e ngjarjes dhe me personin e lënduar kanë vazhduar në drejtim të spitalit.

Pas kontrollit mjekësor, ne këmbën e majte te lënduarit, është një plage ku sipas mjekut kujdestar, dyshohet të jete nga arma e zjarrit. Personi i lënduar: Është K.A, i lindur ne vitin 2006,shtetas Sirian, I njëjti është duke u trajtuar ne repartin Ortopedik ne Spitalin Rajonal në Prizren.

Sot rreth orës 16:40,patrulla policore Kufitare e Vijës se Gjelbër, gjatë patrullimit ne fshatin Vermice kanë hasur ne një trup të pajetë. Sipas dyshimeve të para ky rast ndërlidhet me rastin e një nate me pare, ku ka qen i plagosur një shtetas Sirian. Ne vendin e ngjarjes ka dalë Prokurori kujdestar i shtetit, hetuesit rajonal, hetues nga pika kufitare e Vermices, hetues nga policia e Shtetit Shqiptar nga rajoni i Kukësit, hetues nga krimi i organizuar Prishtinë. Ekipi i Krim teknikes gjatë ekzaminimit te vendit të ngjarjes ka gjetur një arme të zjarrit:

• Një Pistoletë
• Një karikator me gjashte fishek, cal. të pa njohur
• Një telefon dhe
• Disa gëzhoja
Me urdhër te Prokurorit te shtetit trup i pa jete është dërguar për autopsi ne Institutin e mjekësisë ligjore ne Prishtinë. Rasti mbetet nen hetime./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale