Kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca, do të vazhdojë takimet në Hagë me ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ai sot do të takojë ish-presidentin e Kosovës Hashim Thaçin dhe ish-kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli.
Këtë e ka bërë të ditur Ilir Kërçeli, shefi i kabinetit të kryekuvendarit, Glauk Konjufca, përmes një postimi në Facebook.
“Sot bashkë me kryeparlamentarin Konjufca filluam vizitat në Hagë, takuam ish-kryeparlamentarin Jakup Krasniqi e Pjetër Shalën, pas drekës takojmë gjeneral Rexhep Selimin. Kurse nesër ish-presidentin Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentarin Kadri Veseli, e poashtu edhe të dënuarit nga shoqata e veteranëve të luftës Hysni Gucati e Nasim Haradinaj”, shkruan Kërçeli.
Konjufca gjatës së shtunës ka takuar ish-deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje Rexhep Selimin, ish-zëdhënësin e UÇK-së Jakup Krasniqin si dhe Pjetër Shalën.
Po ashtu Glauk Konjufca, është takuar edhe me ish-krerët e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj, të cilët janë dënuar nga Gjykata e Hagës me 4 vjet e gjysmë burgim./arbresh.info/
Japonezi Kira Kimura fiton medaljen e artë olimpike në hedhj...
Ndjekje si në filma nga Obiliqi deri në Veri, dy policë të l...
Në Shqipëri “Boxeri” përçoi elektricitet, lëndohet një fëmij...
Parashikimi i motit për nesër
Dhjetëra qytetarë protestojnë kundër Lojërave Olimpike Dimër...
Aksident trafiku në Prishtinë, përfundojnë në përleshje pesë...