Sulmuesi i Norwich Cityt, Temmu Pukki, gjendet në Kosovë, por jo për arsye profesionale, por për ato familjare.
Kjo sepse motra e tij është martuar për një shqiptar të Kosovës, ku futbollisti ka ardhur për të marrë pjesë në dasmën që është organizuar në Kosovë.
Në një video të siguruar nga Telegrafi, duket se atmosfera e dasmave shqiptare i ka pëlqyer Pukkit, i cili nuk ka hezituar të vë në kokë edhe simbolin tonë kombëtar plisin.
Madje futbollisti ka vallëzuar me flamur kombëtar nën ritmet e muzikës shqipe, ndërsa nuk mungon as flamuri finlandez për hir të miqve nga Skandinavia.

Theksojmë se Pukki së fundmi ka luajtur te ekipi i Norwich City, ku e kishte bashkëlojtar futbollistin nga Kosova, Milot Rashicën./Telegrafi/

I akuzuar për trafik droge, arrestohet 41-vjeçari shqiptar n...
Albin Kurti nesër mban tubim në Hajvali
Nesër fillon fushata, partitë zbulojnë agjendën hapëse
Shkatërrohet rrjeti shqiptar i kokainës në Itali, 16 të arre...
Joe Biden padit Departamentin amerikan të Drejtësisë
Kongresistët takojnë në Prishtinë studentët e opozitën shqip...