Mbetjet e njërit prej dy trupave të gjetur në pyjet e largëta të Amazonës janë ato të gazetarit anglez, Dom Philips, ka konfirmuar policia braziliane.
Ata thonë se identifikimi është bazuar në të dhënat dentare, transmeton portal arbresh.info
Trupi i dytë – që besohet të jetë ai i ekspertit indigjen Bruno Pereira – është ende duke u ekzaminuar.
Phillips, 57 vjeç dhe Pereira, 41 vjeç, u raportuan për herë të parë të zhdukur më 5 qershor. Në fillim të kësaj jave, një i dyshuar pranoi se kishte varrosur trupat.
I dyshuari më vonë u emërua si Amarildo da Costa de Oliveira. Policia tha se ai kishte shpjeguar në detaje se si u vranë të dy burrat përpara se të çonte oficerët në vendin ku ishin varrosur trupat e tyre.
Vëllai i të dyshuarit, Oseney da Costa de Oliveira, gjithashtu është arrestuar në lidhje me vrasjet, por mohon çdo përfshirje.
Pas rrëfimit të të dyshuarit, familja e Dom Phillips tha se ishin “zemërthyer”.

“Ne u jemi mirënjohës të gjithë atyre që kanë marrë pjesë në kërkim, veçanërisht grupeve indigjene që punuan pa u lodhur për të gjetur prova të sulmit,” thanë ata në një deklaratë të mërkurën.
Pereira e kishte prezantuar gazetarin – i cili po shkruante një libër në Amazon – me kontaktet e tij dhe po vepronte si udhërrëfyes i tij kur varka nuk arriti të pikën e caktuar pranë kufirit me Perunë.
Dyshja u zhdukën në luginën Javari, në perëndimin e largët të Brazilit, një rajon i largët, shtëpia e mijëra njerëzve indigjenë nga më shumë se 20 grupe, të cilët jetojnë të izoluar nga bota e jashtme.
Ekspertët thonë se zona është kthyer në një vatër krimi për shkak të largësisë së saj dhe mungesës së mbikëqyrjes së qeverisë.
Dhuna është rritur gjithashtu ndërsa bandat e trafikut të drogës luftojnë për kontrollin e rrugëve ujore të zonës për të kontrabanduar kokainën.
Rajoni – i cili është sa përmasat e Portugalisë – është i njohur për konflikte të dhunshme midis këtyre grupeve të ndryshme kriminale, agjentëve të qeverisë dhe njerëzve indigjenë dhe këto ishin pikërisht konfliktet që Philips dhe Pereira që po dokumentonin./bbc/arbresh.info/
Opozita proteston sot në Tiranë, masa të rrepta sigurie dhe ...
Edi sulmon Dolcen me fjalë ofenduese pas ndarjes së saj nga ...
63 aksidente trafiku gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë
Kurti: Komisionerë e individë që janë përfshirë në manipulim...
Rinumërohen 1,423 nga 2,557 vendvotime
Alexander-Arnold do të qëndrojë në Real Madrid