Kurti: Nuk është në rregull të ndërpritet seanca e sotme, po ofroj takim me veteranët

14:08 | 16 Qershor 2022
A Z

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se nuk është në rregull që të ndërpritet seanca e sotme e kuvendit, pasi sipas tij, sot nuk është në rend dite paga minimale por janë pika të tjera.

Ai tha se s’bën që të sakrifikohen pikat e rendit të ditës së sotme për këtë çështje.

“Prandaj po them që duhet të vazhdoj kjo seancë e unë po takohem përpara se të vijë në lexim të dytë. Kjo është çfarë po ofroj”, është shprehur Kurti.

Tutje, ai kërkoi falje për fjalën e tij të thënë më herët, ku u shpreh se 100 mijë qytetarë përfitojnë nga paga minimale, pasi sipas tij, nuk janë 100 mijë por 105 mijë.

“ATK në listat e tyre i ka 105 mijë qytetarë që e kanë pagën më të ulët se paga minimale”, tha Kurti./arbresh.info/