Mozzik, Tayna dhe Butrint Imeri sonte (e enjte) në mesnatë do të sjellin projektin e ri muzikor.
Treshja e famshme e estradës kanë bashkuar forcat për herë të parë për një projekt, të cilin do ta sjellin të kompletuar edhe nga ana vizuale.
“Pare” pritet që të jetë një nga hitet e kësaj vere me videon që do të lansohet në YouTube dhe platformat e tjera muzikore.

“Nesër, 23:59. Pare”, ka shkruar Imeri në një postim të shpërndarë në Instagram të publikuar disa orë më parë.
Të shumta kanë qenë reagimet, fansat e të cilëve mezi po presin për këtë prurje muzikore.
Ata janë përkujdesur që të shfaqen në videoklip me shumë stil e veshje të veçanta.
Mbetet të shihet se çfarë kanë përgatitur yjet e famshëm për publikun dhe admiruesit e muzikës së tyre./arbresh.info/

Kurti pret Sorensenin nesër në Prishtinë
Punime në rrugë, mbyllet përkohësisht një segment në Obiliq
Irani nis sulm të përbashkët me Hezbollahun ndaj Izraelit
Maqedonci: Mbi 1 miliard euro për modernizimin e ushtrisë së...
Një pjesë e Ferizajt mbetet pa rrymë, KEDS del me njoftim
Lojtari që kaloi shtatë sezone pa luajtur te Chelsea, edhe p...