Është publikuar kalendari për edicionin 2022/23 në elitën e futbollit anglez Premier League.
Sezoni i ri në Angli do të fillojë më 5 gusht, derisa java e parë do të luhet në tri ditë, edhe më 6 dhe 7 gusht.
Ndeshja e parë e edicionit të ri do të zhvillohet në Londër, ku Crystal Palace do të përballet të premten me Arsenalin.
Kampioni në fuqi i Anglisë, Manchester City do ta nis mbrojtjen e titullit në Londër ku përballë do ta ketë West Ham Unitedin.
Manchester United luan ndeshjen e parë në shtëpi ndaj Brighton, derisa Chelsea përballet me Evertonin.
Derbi më i madh anglez mes Manchester United dhe Liverpool do të zhvillohet më 20 gusht në kuadër të xhiros së tretë në Old Traford.
Më 17 shtator zhvillohet dueli mes Chelseat dhe Liverpoolit në Stamford Bridges, derisa më 1 tetor derbi i Manchesterit mes Cityt e United. /arbresh.info/
Forcat amerikane kanë kapur dhe sekuestruar një anije cister...
Mediat spanjolle: Alonso nuk do të shkarkohet
Kurti shpreh ngushëllime për vdekjen e legjendës së boksit, ...
Rodrygo i del në mbështetje trajnerit Xabi Alonso
“Shuplakë e fortë” për Alonson, Reali humb nga Man City në “...
Arsenal vazhdon të jetë i pamposhtur në Ligë të Kampionëve &...