Ukraina ka marrë vetëm 10 për qind të armëve të premtuara nga Perëndimi dhe duhet të përshpejtojnë orarin e dorëzimit, thonë zëvendësministrja ukrainase e Mbrojtjes.
“Sado që të përpiqet Ukraina, sado profesioniste të jetë ushtria jonë, pa ndihmën e partnerëve perëndimorë nuk do të mund ta fitojmë këtë luftë”, thotë Anna Malyar.
Ministrja e mbrojtjes bën thirrje për një “kornizë të qartë kohore” rreth dërgesave të tilla pasi çdo vonesë i kushton shtrenjtë Ukrainës dhe rrezikon që më shumë territor të bjerë në duart e Rusisë, raporton BBC.
“Nuk mund të presim shumë, sepse situata është shumë e ndërlikuar”, shton ajo, duke iu referuar përparimeve ruse në rajonin lindor të Donbasit, ku forcat e Moskës po bëjnë presion për kontrollin mbi të gjithë rajonin e Luhanskut.
Më herët, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky bëri thirrje përsëri për armë të rënda nga Perëndimi. Ai kritikoi “sjelljen e përmbajtur” të disa liderëve evropianë për të cilat ai tha se “kishin ngadalësuar shumë furnizimet me armë”.
Zelensky u tha mediave daneze se shpejtësia me të cilën Ukraina ishte në gjendje të rimarrë territorin e pushtuar nga Rusia “varet vërtet nga kjo ndihmë dhe armë”.
“Nëse nuk ka përshpejtim të dërgesave të armëve… njerëzit do të vazhdojnë të vdesin. Nëse na jepen armë, ne do të ecim përpara”, thotë Zelensky.
Dëmtimi i gypit në Shkabaj shkakton reduktime të ujit në Fus...
Zhvillimet në Kuvendin e Asociacionit të Komunave, reagon MA...
Tentoi t’i ikë policisë, arrestohet një person në Vushtrri p...
Braktisi foshnjën në spital, shpallet në kërkim një shtetase...
Shkon në 10 numri i të vdekurve nga sulmi me armë në Turqi, ...
Bora në gjysmëfinale të play-offit, eliminon Sigal Prishtinë...