Sot dhe nesër për vizitë zyrtare në Kosovë do të qëndrojë Presidenti i Këshillit të Evropës, Charles Michel, bashkë me një delegacion shoqërues.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do ta presë nesër në takim Presidentin Michel, njofton Zyra për Informim e Presidentes Osmani, transmeton arbresh.info
“Takimi pritet të mbahet me fillim nga ora 10:00.Në orën 11:00, Osmani dhe Michel do të mbajnë konferencë për media”, thuhet në njoftim.
Policia e Kosovës është përkujdesur për përcjelljen e eskortës së Michel gjatë mbërritjes së tij në Kosovë dhe ka njoftuar se të njëjtën do ta bëjë edhe pas përfundimit të vizitës./arbresh.info/
Veç gjashtë parti kanë dorëzuar listat me kandidatë për depu...
“Makazze” shkruan histori, NAVI siguron play-offin
Vdes nëna e kryetarit të Shtimes, Qemaj Aliut
Shaqiri realizon gol në fitoren e Baselit
Gjendet trupi i pajetë i një gruaje në lumin e fshatit Graba...
KQZ mban sot mbledhje, ky është rendi i ditës