Pasuria e ministrit Aliu: Dy banesa në lagjen luksoze, para disa javësh s’e dinte çmimin e banesave

15:12 | 14 Qershor 2022
A Z

Agjencia Kundër Korrupsionit ka publikuar sot deklarimet e pasurisë së zyrtarëve shtetërore.

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, para disa javësh s’e dinte çmimin e saktë të dy banesave në lagjen luksoze në “Marigona Hill”.

Tashmë kjo është e sqaruar.

Për blerjen e njërës nga banesat, që është 111.7 metra katrorë bashkë me tarracë, Aliu ka deklaruar se i ka borxh 23 mijë euro, kurse për banesën tjetër ka deklaruar borxh 58 mijë euro./arbresh.info/