Paulo Dybala dhe Inter janë gjithnjë e më pranë marrëveshjes.
“La Gazzetta dello Sport” thotë se Dybala aktualisht ndodhet në Miami, por i ka thënë agjentit të tij se është gati t’i bashkohet klubit zikaltër dhe besohet se dita e enjte do të jetë vendimtare.
Ditët e djeshme ka patur një kontakt telefonik mes CEO-s Marotta të Interit dhe agjentit të argjentinasit, Jorge Antun.
Ky i fundit ka kontaktuar Marotta-n dhe i ka thënë se duhet vetëm një zgjatje kontrate, pra nga 3 vite që ofronte Interi, në 4 vite të kërkuara nga Dybala dhe agjenti i tij.
Shifra e pagës duket se nuk do të ndryshojë pasi kjo ka qënë kërkesa e Dybala dhe gazeta italiane thekson se Marotta ka rënë dakort për këtë kontratë.
Tashmë thuhet se është caktuar dita e enjte si dita e fundit e diskutimit për të lustruar detajet e fundit të një marrëveshje që është praktikisht gati. /arbresh.info/
Brikena e pranon për herë të parë: Kam pëlqim për Mateon
Hajnat depërtojnë me forcë brenda një shtëpie në Gjakovë, vj...
Theret me thikë një person në Prishtinë
Rrahje mes pesë personave në Vushtrri, dy prej tyre bëhen pë...
Tre persona sulmojnë katër zyrtarë policorë në Pollatë të Po...
Zhduket një e mitur në Prishtinë