Një shtetas çek është vrarë në lindje të Ukrainës të pushtuar nga Rusia, deklaroi sot ministri i Jashtëm çek, Jan Lipavsky.
“Trupi i njeriut duhet të sillet nesër në rajonin e Kharkivit”, qyteti i dytë më i madh i Ukrainës në vijën e frontit midis forcave ukrainase dhe ruse, u tha ministri gazetarëve pas takimit me homologun turk Mevlut Cavusoglu.
Gazetarja çeke Lenka Klicperova, e cila raportoi për herë të parë vdekjen e burrit të premten, tha se ai ishte një luftëtar vullnetar, i identifikuar si Michal J.
Kjo është viktima e dytë çeke e luftës së nisur në Ukrainë nga Rusia më 24 shkurt, raporton euronews.
Në maj, Praga konfirmoi vdekjen e një shoferi të kamionit, i cili ishte zhdukur që nga fillimi i marsit. Ai ishte qëlluar dhe varrosur buzë rrugës./telegrafi/
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës
Maqedonci në Turqi, diskutohet ndërtimi i industrisë së mbro...
Zyrtare: Formacionet e ndeshjes së dytë gjysmëfinale mes Bay...
Kurti përkujton Luan Haradinajn: Ra dëshmor në luftën e paep...
Trump optimist: Po shkon shumë mirë, Irani do marrëveshje